Kosova
45 DITE PER TE VDEKUR/ Vuçiç i jep afat Gazprom-it për të dalë nga pronësia e NIS
Pas sanksioneve të reja të Shteteve të Bashkuara kundër sektorit të naftës të Rusisë, Gazprom Neft do t’i jepet 45 ditë afat për t’u larguar nga pronësia e kompanisë serbe të naftës NIS, deklaroi presidenti serb Aleksandar Vuçiç.
Shumica e NIS është në pronësi të Gazprom Neft, e cila mban 50 për qind të aksioneve dhe Gazprom, e cila ruan 6.15 për qind të aksioneve, raporton Reuters.
Administrata e presidentit amerikan Joe Biden të premten vendosi paketën e saj më të gjerë të sanksioneve që synojnë të ardhurat e naftës dhe gazit të Rusisë në një përpjekje për t’i dhënë Kievit dhe administratës së ardhshme të Donald Trump, levat për të arritur një marrëveshje për paqen në Ukrainë.
“Ata kërkojnë nga ne një dalje të plotë të rusëve nga NIS, largim, jo pakësim”, deklaroi Vuçiç duke theksuar se Serbisë do t’i jepet një afat deri më 10 mars për të mbyllur marrëveshjen me rusët.