Kronike
500 emigrantë mbeten në mes të detit

Në orët e para e mëngjesit të së martës, në brigjet greke ka nisur mega operacioni më i madh ndonjëherë, i ndërmarrë për shpëtimin e qindra emigrantëve nga mbytja.
Një anije me 500 emigrantë të paligjshëm ka mbetur në det të hapur në Jug të Kretës. Sipas rojes bregdetare greke, një anije peshkimi lëshoi sinjalin Sos te numri emergjencës europiane 112.
Në zonë u dërguan dy mjete shpëtuese të rojes bregdetare, një helikopter, ndërsa sinjalit Sos iu përgjigjën edhe dy shpeshkarexha italiane dhe një tanker që lundronin në zonë.
Për shkak të erës së fortë dhe kushtëve të pafavorshme, shpëtimi i anijes po bëhet akoma më i vështirë.
Dyshohet se emigrantët janë nga Libia dhe mjeti me të cilin lundronin ka humbur drejtim për tu gjendur në jug të Kretës.

