Connect with us

Sport

6 akuza për përdhunim, Benjamin Mendy shpallet…

Futbollisti i Manchester City,  Benjamin Mendy është shpallur i pafajshëm për gjashtë akuza për përdhunim dhe një akuzë për sulm seksual, në lidhje me katër vajza të reja ose adoleshente.

Bashkë me mbrojtësin, edhe shoku i tij Louis Saha Matturie, 41 vjeç, u shpall gjithashtu i pafajshëm për tre akuza për përdhunim. Juria nuk arriti të merrte vendime për tre akuza për përdhunim dhe tre akuza për sulm seksual.

Mendy, 28 vjeç dhe shoku i tij Matturie, ishin akuzuar për përdhunim të grave në shtëpinë e lojtarit në Prestbury, Cheshire dhe në një apartament në Manchester.

Pas 14 ditësh diskutimi në gjyq, gjykatësit nuk mundën të merrnin vendime për tentativën e pretenduar të përdhunimit të një gruaje 29-vjeçare në 2018-ën dhe përdhunimin e dyshuar të një gruaje tjetër 24-vjeçare, në tetor 2020.

Gjykatësi Everett shkarkoi jurinë të premten, duke i dhënë fund gjyqit. Të dy personat ishin në gjyq që nga 10 gushti 2022, të akuzuar nga 13 gra për vepra të shumta seksuale.

Tanimë do shihet se çfarë vendimi do marrë Manchester City, nëse do e pranojë sërish në ekip mbrojtësin ose do prishë kontratën.

Advertisement