Kosova
6 miliardë euro Ballkanit/ Për Serbinë, kusht dialogu me Kosovën
Vendet anëtare të BE-së janë të gatshme që ti japin dritën jeshile planit të rritjes ekonomike për Ballkanin perëndimor prej 6 miliardë euro, por për të marr këto mjete ata kërkojnë vendosje të sundimit të ligjit dhe harmonizim të politikës me BE-në
Krahas këtyre dy kushteve të përgjithshme për të gjitha vendet, Serbia ka kushtëzime shtesë, kryesisht perparimin ne dialogun me Kosove, I ndermjetesuar nga Bashkimi Europian
“Vendet anëtare në parim miratojnë konceptin dhe vlerën e planit, por kanë insistuar në kushte të forta për vendet e rajonit që nuk përparojnë apo që ngecin, të cilat nuk mund të llogarisin pjesën e tyre të ndihmës financiare. E njëjta gjë vlen edhe nëse nuk bëhet harmonizimi i politikës së jashtme kombëtare me BE” – kanë deklaruar diplomat nga Brukseli.