Connect with us

Aktualitet

“600 tanke, 400 avionë luftarakë shtesë”/ Trondit Bilali: Evropa me Ushtri ? Data dhe Fakte !

Nga Lutfi Bilali

Evropa me Ushtri ? Data dhe Fakte !
Komentim dhe Analiz Politiko-Ushtarak !
Urgjenca e Mbrojtjes së Evropianëve pos tërheqëjes së amerikanëve ; 600 tanke, 400 avionë luftarakë, dy aeroplanmbajtëse !
Evropa ka nevojë për një ushtri të nivelit tjetër nëse shpreson të mbrohet kundër rusëve pa mbështetjen e SHBA. Nëse Amerika “dalë plotësisht nga loja”, Evropës do t’i duhet të shpenzojë 1 trilion dollarë shtesë për mbrojtjen e saj, dhe madje kjo mund të mos garantojë mbrojtje nga Rusia, sipas Defense Express.
Rusia po zgjeron me shpejtësi praninë e saj ushtarake përgjatë kufijve të NATO-s. Vlerësimet e fundit të mbrojtjes zbulojnë ndërtimin e bazave të reja ushtarake pranë kufirit të Finlandës, tani kufiri më i gjatë i drejtpërdrejtë i NATO-s me Rusinë. Rusia vazhdon të rrisë shpenzimet e mbrojtjes, prodhimin e raketave dhe numrin e trupave. Sipas vlerësimeve të Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike (IISS), kjo do të kërkonte të paktën 1 trilion dollarë. Europa së shpejti mund të përballet me një sfidë historike: të mbrohet pa ombrellën ushtarake amerikane
Lista e parashikuar e aseteve të kërkuara është tronditëse:
☑️600 tanke
☑️800 automjete luftarake të këmbësorisë
☑️900 transportues të blinduar të rëndë (APC)
☑️400 automjete të blinduara me rrotë
☑️4200 mjete mbrojtëse të lëvizshmëe
☑️Gjithashtu do kishte shumë nevojë për sisteme të artilerisë dhe raketave
☑️100 obusa vetëlëvizëse të gjurmuara
☑️100 sisteme raketash të shumta lëshuese (MLRS)
☑️400 sisteme raketore taktike balistike
☑️Dhjetra sisteme të mbrojtjes ajrore, duke përfshirë Patriot, SAMP/T, THAAD dhe 20 lëshues për raketa lundrimi me rreze të gjatë
🔵Komponenti i fuqisë ajrore do të kërkonte:
☑️400 avionë luftarakë shtesë,
☑️200 helikopterë sulmues,
☑️dhjetëra avionë zbulimi dhe elektronikë dhe 3700 raketa ajër-ajër.
🔴Forcat detare do të kërkonin gjithashtu përforcime të konsiderueshme:
☑️Dy aeroplanmbajtëse
☑️Dy anije sulmi amfibe
☑️20 sulmuese
☑️Gjashtë fregata
☑️Dhjetë nëndetëse bërthamore, së bashku me mijëra raketa detare.
Megjithatë, siç theksojnë analistët në Defense Express, sfida më e madhe nuk është financiare. Çështja e vërtetë janë kapacitetet njerëzore– gjetja e punëtorëve të aftë për të prodhuar të gjitha këto armatime dhe personeli ushtarak për ta operuar në mënyrë efektive.
“Edhe nëse Evropa i gjen paratë, pyetja mbetet: a do të ketë njerëz të mjaftueshëm për të nxjerrë këtë ushtri të nivelit tjetër?”
Advertisement