Connect with us

Bota

67-vjeçari derdh benzinë dhe i vë flakën metrosë, pasagjerët vrapojnë për t’i shpëtuar djegies (VIDEO)

Pamjet e kamerave të sigurisë kapën momentin kur një 67-vjeçar nga Koreja e Jugut i vuri flakën një vagoni të mbushur plot me njerëz në Seul. Burri, i identifikuar me mbiemrin Won, është akuzuar për tentativë vrasjeje, zjarrvënie dhe shkelje të Aktit të Sigurisë Hekurudhore.

Në pamjet e publikuara nga gjykata, Won shihet duke futur dorën në çantën e tij, duke nxjerrë një shishe dhe duke derdhur lëng të ndezshëm në dysheme, si dhe rreth pasagjerëve. Brenda pak sekondash, shpërthen kaos në vagonin e metrosë, ndërsa udhëtarët shihen duke vrapuar drejt daljeve dhe duke rrëshqitur në dyshemenë e mbushur me karburant.

Ndërsa pasagjerët shpëtonin, flakët përfshinë vagonin. Autoritetet thanë se veprimet e Won rrezikuan jetën e 160 pasagjerëve – nga të cilët gjashtë persona u lënduan dhe 23 të tjerë u trajtuan në spitale për thithje tymi dhe lëndime.

“Spërkatja e një sasie të madhe benzine në një metro të përdorur nga një numër i papërcaktuar pasagjerësh dhe më pas djegia e saj, duke shkaktuar një zjarr në shkallë të gjerë dhe duke përhapur gazra toksikë, është një akt vrasjeje i barabartë me terrorizmin”, thanë prokurorët.

Advertisement