Connect with us

Lifestyle

Si të largoni dëshirën për konsumimin e sheqerit

Psikologia, Meg Arroll ka treguar një proces i cili përbëhet prej shtatë hapash dhe ndihmon në largimin e dëshirës për konsumim të sheqerit.

Ajo u shpreh se edhe pse mund të jetë dëshirë e madhe, ajo zakonisht zgjat diku rreth tre minuta, kështuqë sipas saj, vetëm duhet ta largoni vëmendjen.

“Të largosh vëmendjen nga dëshira për këtë kohë të shkurtër me të vërtetë mund të ndihmojë që dëshira të kalojë, kështu që mendoni për aktivitetet që mund të bëni që zgjasin tre minuta. Një ushtrim tre-minutësh i relaksimit të muskujve, mund të jetë shumë produktiv”, u shpreh ajo.

Një tjetër formë, sipas saj është që të merrni frymë thellë për disa çaste, derisa dëshira të largohet.

Psikologia sugjeron që të përdorni atë që quhet “syri i mendjes” tuaj për të parë vetën duke u larguar nga dëshira për konsumimin e sheqerit.

Ajo gjithashtu tha se kjo dëshirë duhet kontrolluar mirë, sepse shpesh ndodh që etja ngatërrohet me urinë.

“Shpesh etja mund të ngatërrohet me urinë, kështu që nëse jeni të uritur pasi keni ngrënë kohët e fundit, pini një gotë ujë dhe prisni dhjetë minuta, atëherë nëse jeni ende të uritur, kjo është koha për të ngrënë diçka të lehtë”, u shpreh tutje ajo.

Advertisement