Aktualitet
700 familje janë pa ujë të pijshëm/ Banorët e Fierit të shqetësuar: Mungon prej 5 ditësh

Në fshatin Varibop të Fierit, rreth 700 familje janë pa ujë të pijshëm prej katër ditësh. Shkak është shembja e pusit kryesor që furnizon depon e zonës. Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve Fier ka njoftuar prej 16 shtatorit se po punon për riparimin e defektit mjaft te rende ne Varibop.
Ndërsa konfirmoi se ekipet ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e pusit. Për shkak të mungesës së ujit, paraditen e së shtunës, banorët e Varibopit protestuan dhe bllokuan për disa minuta rrugën që lidh fshatin e tyre me autostradën Levan–Tepelenë, duke kërkuar një zgjidhje të menjëhershme.
Kemi 4- 5 ditë që nuk kemi ujë. Janë 5 puse ku pinë ujë Patosi ndërsa Varibop është pa ujë’, tha nje banor. ‘Unë të pijshëm po kërkojmë’, tha një banor tjetër.
Ndërmarrja përmes njoftimit kërkon mirëkuptimin e banorëve, duke garantuar se po bëhen përpjekje maksimale për rikthimin e furnizimit normal me ujë të pijshëm. Sakaq, banorët po furnizohen me orare të kufizuara nga një linjë alternative e lidhur me tubacionin e Patosit.

