Connect with us

Aktualitet

705 mijë të huaj, vijon rritja e turizmit edhe në maj

Janë regjistruar gjithsej rreth 1 milion e 230 mijë hyrje në territorin e Shqipërisë gjatë mujait Maj të këtij viti, nga të cilat rreth 705 mijë janë shtetas të huaj, referuar të dhënave më të fundit nga “Instituti i Statistikave” mbi hyrjer dhe daljet shtetasve. Krahasuar me numrin e hyrjeve gjithsej gjatë të njejtit muaj të vitit të kaluar rritja vjetore shënohet në 14.5%. Ky tregues gjithashtu ka kaluar shifrat e muajve Maj të shtatë viteve të fundit, referuar publikimeve të mëparshme të lëvizjes së shtetasve, duke shënuar kështu sërish një rekord edhe për këtë muaj.

Nëse do të analizonim vetëm hyrjet e shtetave të huaj përgjatë muajit Maj të këtij viti vihet re se rritja arrin në 16.7%. Shifrat nga “INSTAT” tregojnë se numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është rreth 525 mijë. Ky numër është rritur me 11.6%, krahasuar me muajin Maj të vitit 2022.

Të dhënat janë pozitive edhe në terma pesëmujorësh sa i përket vitit aktual. Shifrat flasim për 2.3 milion shtetas të huaj të hyrë në territorin e Shqipërisë përgjatë pesë muajve të parë të vitit, duke u rritur me 42.5%, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë.

Në Maj 2023, rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Europës me 673,706 shtetas, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore dhe Paqësori, përkatësisht me 19,068 dhe 5,293 shtetas.

Nëse i referohemi daljeve nga territori i Shqipërisë, sipas shifrave numri i tyre gjithsej në Maj llogaritet në 1,120,38 dhe ka regjistruar rënie me 0.1%, krahasuar me Majin e vitit të kaluar. Nëse do të flisnim vetëm për daljen e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë rënie e tyre regjistrohet në 5.3%, krahasuar me të njejtin muaj të vitit 2022.

Nga ana tjetër, numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë pesëmujorit të parë të vitit 2023, është 2,447,719, duke u rritur me 21,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Scan Intel” ndër të tjera ka analizuar edhe hyrjet e shtetasve të huaj në vendin tonë sipas qëllimeve. Hyrjet për qëllime personale regjistrohen më shumë në numër se ato për qëllime profesionale, por për të dy qëllimet numi i hyrjeve ka shënuar rritje. Në grupin e hyrjeve personale, sërish nëngrupi për trajtime shëndetësore ka regjistruar rritjen më të lartë me 278%.

Advertisement