Sport
Champions League/ Viniciusi shuan shpresat e Murinjos, Reali eleminon Benfikën, kualifikohet edhe PSG
Real Madridi është në 1/16-t e Ligës së Kampionëve. “Los blancos” kanë mposhtur Benfikën me shifrat 2-1, duke siguruar kështu kualifikimin në fazën e mëtejshme. Portugezët arritën të shënonin të parët me anë të Rafa Silvës në minutën e 14 të takimit. Por vetëm 2 minuta më vonë, Aurelien Çuameni riktheu baraspeshën.
Ndërkohë, ishte Viniciusi ai që shuajti pëefundimisht shpresat e Murinjos. Braziliani tundi rrjetën në minutën e 81-të dhe i dha fitoren Realit. Madrilenët prenë kështu biletën për në 16 më të mirat e Europës pas rezultatit 3-1 në të dyja ndeshjet “play off”./Sport Ekspres/
PSG ka arritur kualifikimin në ndeshjen e dytë kundër Monacos në fazën play off të Championsit, duke barazuar me rezultatin 2-ë në “Parc des Princes”.
Edhe pse kampionët në fuqi të Championsit kishin triumfuar 2-3 në ndeshjen e parë, në shtëpinë e tyre filluan të dridheshin, kur në fundin e pjesës së parë, miqtë shënuan me Akliouche.
Gjithsesi, kartoni i kuq i Coulibaly në minutën e 58’ i dha një shtysë të madhe vendasve, të cilët shënuan dy herë brenda harkut kohor të 6 minutave (60’-66’) me Marquinhos dhe Kvaratskhelian, ndërsa Teze barazoi në fund për statistikë.
Kështu PSG avancon në fazën e 1/8-ave, aty ku do të presë të mësojë kundërshtarin e radhës, një mes Barcelonës dhe Chelseat.