Connect with us

Kronike

75% e bizneseve vuajnë për puntorë

Gjat këtij viti mungesa e fuqisë puntorë është kthyer në një sfidë thelbësore për bizneset shqiptare.

74% e sipermarresve vendas shprehen se hasin vështirësi në sigurimin e fuqisë punëtore.

Rreth dy vjet që nga fillimi i pandemisë dhe në vijim, një numër i konsiderueshëm punëdhënësish janë ende duke luftuar për të gjetur talente.

Por, ndërsa konkurrojnë për të gjetur talente, aplikantët që paraqiten për intervista janë të paktë në numër.

26% e sipërmarrësve rendisin si problematikën më shqetësuese sa i përket punonjësve, kulturën e punës, çka për drejtuesit nënkupton përgjegjshmëri, korrektësi dhe komunikimin ndaj vendit të punës.

Si faktorin e dytë më të rëndësishëm, 21% e sipërmarrësve rendisin kualifikimim e papërshtatshëm të fuqisë punëtore. Ndërkohë që 16% e tyre shprehen se punonjësit iu largohen fill pasi marrin trajnimet e duhura pranë kompanive të tyre.

Ndërkaq rezulton se 1/3 e bizneseve nuk kanë kontaktuar askënd për të siguruar punonjës, ndërkohë që 2/3 e subjekteve kanë arritur të sigurojnë një bashkëpunim efektiv me universitetet, agjensitë e punësimit dhe zyrat e punës.

Për të përfituar një punë sipas sipërmarrësve nevojitet një përmirësim i kulturës së punës në kuadër të një perspektivë më të qëndrueshme sa i përket punësimit, pasi pavarësisht nga ekzistenca e programeve te nxitjes së punësimit, sipërmarrjet deklarojnë mungesë informacioni për mundësitë ë përfitimit prej tyre.

Advertisement