Connect with us

Aktualitet

SPECIALE | “T’ia nisësh nga zero”/ Cilat janë sfidat e kryetarëve të rinj në veri të Kosovës?

Dhënia e betimit solemn nga ana e kryetarëve të tri komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës – Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq – si dhe konstituimi i asambleve komunale në dy komunat e fundit, më 25 maj, nuk paraqesin sfidë, vlerësojnë kryetarët e rinj të këtyre komunave. Sipas tyre, sfidat për ushtrimin e funksioneve, ballafaqimi me problemet infrastrukturore e të tjera do të nisin pas këtyre solemniteteve. Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur të mërkurën se, për arsye sig-urie, kryetarët e rinj do të betohen në ndërtesa publike në këto komuna, e jo në kuvendet komunale. Në ndërtesa publike do të mbahen edhe seancat konstituive për asambletë komunale të Zveçanit dhe Leposaviqit. Kryetarët e rinj – që të gjithë shqiptarë – kanë dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit, të cilat janë bojkotuar nga komuniteti serb, pas kërkesës së partisë së tij kryesore, Lista Serbe. Kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, e ka bërë betimin para kuvendit komunal, më 19 maj. Komuna e Mitrovicës së Veriut e ka objektin e saj, ndërsa në tri komunat tjera, deri më tash, në të njëjtat objekte komunale kanë vepruar edhe institucionet komunale sipas sistemit të Kosovës, edhe të ashtuquajturat organe të përkohshme sipas sistemit të Serbisë. Njohësi i zhvillimeve politike në Kosovë, Nenad Radosavleviq, vlerëson se kryetarët e rinj kanë të drejtë të punojnë në objektet kryesore komunale. Arton Demhasaj, nga organizata joqeveritare Çohu, thotë se kryetarët e rinj të komunave në veri, por edhe asambletë komunale do të kenë mjaft vështirësi për ushtrimin e mandateve dhe funksioneve.

Advertisement