Connect with us

Politike

Arrestimi i Dakos, Rama darkon me ambasadoren Yuri Kim

Mbrëmja e sotme në botën e politikës shqiptare do ‘finalizohet’ me një darkë private. Teksa të gjithë janë ‘sy e veshë’ për detaje të reja nga arrestimi i ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dakos, Rama ka një angazhim tjetër.

Kryeministri do të ketë sonte një darkë private me ambasadoren amerikane, Yuri Kim. Darka do të jetë në orën 21.00 në rezidencën e ambasadës amerikane në Tiranë.

Darka mes Ramës dhe diplomates amerikane zhvillohet pikërisht në ditën kur u arrestua nga SPAK, ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, i shpallur non grata për korrupsion nga Uashingtoni.

ÇFARË NDODHI SOT?

Ish-kryebashkiaku i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako është vetëdorëzuar në SPAK pas urdhër arrestit të lëshuar lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh për një leje ndërtimi të dhënë para 11 vitesh dhe për një tender të vitit 2014-2015 që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 180 milionë lekësh. SPAK ka lëshuar edhe 9 urdhër arreste për 9 ish-zyrtarë të bashkisë së Durrësit të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në korrupsion, shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash. Për 6 prej tyre SPAK ka urdhëruar arrest me burg, ndërsa për 3 prej tyre, gra, është lënë në fuqi masa për arrest shtëpie.

Politike

‘Veliaj nën hetim për pasurinë’/ Këlliçi: Do ti bashkohet në qeli grupit të tij besnik

Anëtari i kryesisë së PD-së Belind Këlliçi është shprehur se, për Erion Veliajn ka nisur edhe hetimi pasuror.

Këlliçi u shpreh se, ka komunikime të Erion Veliajt ku porosit vartësit e tij për pagesën e pronarëve të medieve që paguhen me paratë e inceneratorëve dhe me porositë e atyre që janë në nivelet më të larta, ku kryetari është niveli më i lartë.

“Ne kemi bërë publike emailet që këtij individi i dhurohet një çerdhe 1 mln euro në Kombinat për fushatë elektorale, edhe kjo duhet të jetë pjesë e kësaj dosje.

Kur ne kemi thënë se ekziston një aplikacion ku janë zbuluar komunikime të kryetarit të Bashkisë me stafin e tij të ngushtë, ku jepen porosira jo vetëm për tjetërsimin e votave, por edhe një nga plagët ku SPAK ende nuk ka vënë gishtin janë për zgjedhjet e vitit 2021 dhe 2023.

Ende nuk kemi asnjë fjalë për blerjen e votave në këto dy palë zgjedhje.

Në momentin që ne themi se është zbuluar një aplikacion ku jepen porositë për pagesën e pronarëve të medieve që paguhen me paratë e inceneratorëve dhe me porositë e atyre që janë në nivelet më të larta, ky kryetari është niveli më i lartë.

SPAK duhet të ketë vullnet edhe për pagesat e dherave që vendoseshin, ku një kompani do të duhej të paguante e një tjetër jo për depozitimin e dherave.

Kush ishin personat që vendosnin, këtë SPAK duhet të na e thotë. Unë për vete jam i qartë, është kryetari i Bashkisë Tiranë, dhe është e padiskutueshme.

Si rrallë herë inceneratori dhe ‘5D’ është e kopsitur me mijëra dokumente, nuk janë vetëm fjalë, por kemi faktuar çdo akuzë që kemi bërë.

Në 8 vite këta individë kanë hyrë në bashki duke vjedhur që në momentin e parë që kanë pasur mundësi, tenderat e parë. Kanë nisur me tendera 45 mijë euro, për të përfunduar në tendera 3 milionë euro, për të përfunduar në hotele 20 milionë euro. Vjedhja është shtuar gjatë viteve.

Nuk po flasim as për drejtorët e pastrimit të rrugëve apo të komunales. Po flasim për zinxhirin drejtues më të lartë të bashkisë Tiranë, drejtorët e përgjithshëm që kanë administruar shoqëri me 1 mijë punonjës. Këta janë njerëzit që kanë drejtuar fushatën e Veliajt.

Grupi i tij më i afërt sot është në qeli, persona të tjerë janë në hetim dhe pritet ti bashkohen atyre, sigurisht që Erion Veliaj duhet tu bashkohet shokëve të tij në qeli”, tha Belind Këlliçi

Continue Reading

Politike

Tragjedia në minierën e Martaneshit/ Tabaku me tone të ashpra: Statusi i minatorit ende pa zgjidhje

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Martanesh, ku në një minierë humbi jetën një 29-vjeçar dhe u plagosën tre të tjerë.

Në një postim në Facebook ajo shkruan se ngjarje të tilla të përsëritura duhet të jenë një këmbanë alarmi pët qeverinë.

Reagimi i Tabakut:

Tragjedia e minierës së Martaneshit ku një 29 vjeçar humbi jetën dhe 3 të tjerë janë të plagosur është një këmbanë që duhet të ndjehet nga çdo instancë shtetërore dhe qeverisë.

Ngjarje të tilla janë përsëritëse, tre muaj më parë u shkëputën gurë që plagosën rëndë punëtorët dhe asnjë masë nuk është marrë edhe aq më pak ndonjë ndërhyrje e qeverisë që “feston” me lule socialiste “1 Majin” ndërkohë që ka harruar punëtorët.

Një qeveri e pakicës do të thotë që njerëzit e një toke të pasur të mbeten të varfër sepse I forti sundon mbi të dobëtin si në ligjin e xhunglës.

Kësaj i duhet shtuar edhe mënyra se si trajtohen koncesionet në këto pasuri të shqiptarëve dhe së pari të banorëve të asaj zone. Ndërkohë që ende dredhim zinxhirin për të miratuar një nënkomision që do të hulumtojë mbi gjithë kontratat koncesionare e Ministria e Financave fsheh si struci raportin e Koncesioneve dhe PPP-ve, punëtorët e minierave keqtrajtohen si në skllavëri. Të keqpaguar, të pa sigurtë dhe në kushte të papërshkrueshme të punës së përditshme. Duke iu nëpërkëmbur dinjiteti, pa marrë vështirësinë e punës që i takon. Prej vitesh statusi i minatorit që njeh të drejta të veçanta per këtë kategori nuk është pjesë e diskutimeve të asnjë tryeze.

Ndërkohë që kjo tragjedi zhvillohet, mazhoranca socialiste ka sjellë vetëm ligje dhe projektligje që luajnë me lehtësime fiskale të rentës minerare që nuk I bëjnë punë zonave me këto pasuri por vetëm pakicës që I kontrollon këto miniera prej ari.

Kjo tragjedi nuk është një shkak për të bërë politikë. Në të vërtetë është një këmbanë alarmi që të mos përsëritet më. I qoftë i lehtë dheu të ndjerit Armond Peshku që humbi jetën në kulmin e rinisë.

Continue Reading

Politike

Meta takim me liderin e opozitës sllovene, zbulon detaje se për çfarë diskutuan

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar takim sot me liderin e opozitës së Sllovenisë, Kryetarin e Partisë Demokratike, Janez Jansha.

Meta shkruan se gjatë takimit me Janez Jansha, kanë diskutuar në lidhje me arrestimin politik të kryetarit të opozitës në Shqipëri, Sali Berisha. Gjithashtu shprehet se kanë diskutuar edhe për rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve bilaterale midis dy vendeve dhe për integrimin europian të rajonit tonë.

POSTIMI I METËS:

Kënaqësi e veçantë të pritesha sot në selinë e Partisë Demokratike të Sllovenisë nga Lideri i saj dhe i opozitës, Janez Jansha, ish-Kryeministër.

Diskutuam për rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve bilaterale midis dy vendeve dhe për integrimin europian të rajonit tonë.

Jansha u interesua për gjendjen e Berisha dhe theksoi se është shumë e rëndësishme që drejtësia të mos përdoret politikisht por të jetë e pavarur.

Nga ana ime i shpjegova Jansha se veprimet e paligjshme ndaj Berisha synojnë t’i pamundësojnë atij të kryejë përgjegjësitë e tij si deputet dhe Lider i Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Shpreha besimin se asnjë masë represive ndaj opozitës nuk do ta ndalë atë në misionin e saj për ç’kapjen e shtetit dhe rivendosjen e demokracisë funksionale dhe llogaridhënies.

Shprehëm besimin se në të ardhmen bilanci tregtar dhe i bashkëpunimit politik midis dy vendeve do të jetë shumë më i lartë.”, shkruan Meta.

Continue Reading

Politike

FOTOLAJM/ Sekretari i Jashtëm britanik nesër në Tiranë, portreti i James Cameron vendoset në Sheshin Nënë Tereza

Teksa pritet që ditën e nesërme sekretari i Jashtëm i Britanisë, James Cameron të mbërrijë në Tiranë në një vizitë zyrtare, kanë nisur edhe përgatitjet për pritjen e tij.

Në godinën e Universitetit Politeknik, në sheshin Nënë Tereza, është vendosur një portret i Cameron me mbishkrimin “Welcome Lord Cameron”.

  • foto galeri
  • foto galeri

Po ashtu përgjatë bulevardit janë vendosur flamuj britanikë në shenjë mirëseardhje për sekretarin e Jashtëm.

Continue Reading

Politike

‘Amerika nuk e do ish kryeministrin’/ Gazetari i njohur zbërthen deklaratën e Escobar për Berishën

Gazetari Endri Xhafo duke komentuar deklaratën e zv.Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, tha se ajo është një mesazh i drejtpërdrejtë për Sali Berishën.

“Ne kemi nevojë për një opozitë që mund tëbëjë me përgjegjësi qeverinë, që mund t’u ofrojë njerëzve opsione, një sërë opsionesh për t’u përballur me sfidat e rrugës evropiane të Shqipërisë. Për këtë duhet që opozita të jetë shumë e qartë se cili është qëndrimi i saj, të jetë e qartë për udhëheqjen e saj. Dhe më duhet të them, shpresoj që zgjedhja për drejtimin të mos jetë dikush që na kujton ditët e këqija e të vjetra në Shqipërinë e viteve ’90. Kështu që unë shpresoj se përfundimisht partia kryesore opozitare do ta gjejë rrugën e saj”, ishte deklarata e Escobar.

Xhafo solli në vëmendje atë se çfarë ndodhi gjatë periudhës 1992-1996, gjatë kohës që Sali Berisha ishte President, duke shtuar se kulmi arriti me zgjedhjet e 26 majit dhe dhunën e ushtruar ndaj disa prej figurave kryesore të opozitës së asaj kohe, dy ditë pas zgjedhjeve të 1996.

Xhafo tha se Escobar është në një qëndrim të qartë që “ne nuk e duam Sali Berishën”.

 

 

“Escobar është në një vijimësi qëndrimesh, mesazhi i drejtohet Berishës dhe e thonë qartë që amerikanët nuk e duan”, tha Xhafo.

Në vijim gazetari tha se çështja që shtrohet është nëse në këtë vend ne do të pranojmë që liderët politikët të na i caktojnë ose jo të huajt, qoftë kjo edhe fuqia më e madhe, siç janë SHBA.

“Në një çështje shumë më të ndjeshme, sikundër ajo e Iranit, ne shikojmë se amerikanët nuk flasin me një zë.

Do të ishte mirë të flisnin me një zë, por nuk flasin. Tani në rastin e z. Berisha kemi kongresmenë, pra ligjvënës që kanë folur.

Mua në momente të caktuara më pëlqen të jem sovranist. Por nga ana tjetër po të mos ishte SHBA, as Kosova nuk do të ishte e pavarur, as ne nuk do të ishim në NATO.

Zgjuarsia është që të mos kesh probleme me SHBA, dhe zoti Berisha i ka problemet me ta.

Me shumë gjasë Trump do të vijë në pushtet në SHBA. Demokratët shpresojnë që me ardhjen e Trump në pushtet, gjërat do të ndryshojnë, por ne nuk e dimë nëse do ti vijë rradha të merret me Shqipërinë”, tha Xhafo.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING