Connect with us

Shkrime

Veriu shkëputet, Kosova njihet nga 5 vende+Ukraina

Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është propozim i vështirë, thotë profesor në Universitetin Johns Hopkins në Washington, Edward Joseph, duke pyetur nëse kjo do t’i bëjë katër vendet anëtare të NATO-s që ende s’e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë këtë.

Ai theksoi se “autonomia është çështje e statusit përfundimtar” dhe sipas tij, SHBA-ja dhe BE-ja s’mund t’i japin shumë garanci Kosovës në këtë pikë.

Joseph ka folur edhe për sjelljen e deritanishme të SHBA-së karshi presidentit serb.

“Nuk ka ‘stabilokraci’ me Vuçiç. Tensionet dhe rrëmuja janë në rritje dhe jo vetëm në Kosovë. Shihni kërcënimet e fundit të Dodik në Bosnjë e Hercegovinë. Shikoni frikën dhe dyshimet në Mal të Zi, të cilat janë sfondi për formimin e një qeverie të re”.

Joseph ka theksuar se beson që ka përçarje në politikën e SHBA-së përsa i përket Kosovës dhe u shpreh se me sanksionet e vendosur ndaj shefit te BIA-s serbe Aleksander Vulin ka filluar mbyllja e ndasive

Profesori amerikan tha gjithashtu se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte treguar “i pamatur në lëvizjet e tij operative në veri”, por sipas tij situata nuk do të ndryshonte shumë as me një “kryeministër tjetër shumë më bashkëpunues dhe të butë”.

“Është e qartë se Kurti ishte i pamatur në lëvizjet e tij operative në veri, sfidues kur ishte fjala për bashkësinë ndërkombëtare dhe provokues kur bëhej fjalë për bashkëqytetarët e tij, serbët e Kosovës. Jo vetëm arrestimet, por edhe trajtimi i serbëve të arrestuar, meritojnë hetim” – tha Joseph në një intervistë për mediumin serb, Demostat.

Zgjidhjen e problemeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Joseph e sheh në njohjen e mundshme të pavarësisë së Kosovës nga pesë vendet e BE-së që ende s’e kanë bërë këtë, apo sidomos nga katër prej tyre që janë edhe anëtare të NATO-s: Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja.

Dinamika aktuale në veri është “një reflektim i këtij problemi”, thotë Joseph dhe shton se “sa më gjatë të vazhdojnë tensionet, aq më e vështirë do të jetë të ecësh përpara” – Ai kujtoi se si Rumania, Sllovakia dhe Spanja e kishin injoruar plotësisht vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në vitin 2010 për pavarësinë e Kosovës. Njohja e Kosovës nga Ukraina mund t’i ndryshojë të gjitha gjërat dhe mosnjohësit do të duhej të përballeshin me faktet se Kosova është një rast i veçantë dhe unik.

 

 

Advertisement