Connect with us

Rajon

Escobar: Nga marrëveshja Kosovë-Serbi në Ohër, do të përfitojë i gjithë rajoni

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, takoi presidentin Stevo Pendarovski e kryeministrin, Dimitar Kovaçevski.

Arsyeja kryesore e vizitës së Escobar, ishte ofrimi i përkrahjes amerikane të proceseve euro-integruese për Maqedoninë e Veriut, me fokus ndryshimet kushtetuese

Në konferencën e përbashkët me shefin e qeverisë në Shkup, mysafiri nga Uashingtoni, foli edhe për dy vende fqinje të Maqedonisë së Veriut.

Më 18 Mars në Ohër, Kosova e Serbia, pa nënshkruar arritën ujdi mbi Aneksin e Zbatimit të Marrëveshjes Bazë, të pajtuar më 27 shkurt të këtij viti. Escobar, që e quan “historike” pajtimin në fjalë, e çmoI lartë rolin e Shkupit zyrtarë në këtë proces.

Emisari nga Uashingtoni e quajti rajonin me gjashtë shtete (Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja, Serbia e Maqedonia e Veriut) që janë aspiruese për të hyrë në Bashkim Evropian, si pjesën më premtuese të Evropës.

“Evropa, ka nevojë për ju, Amerika ka nevojë për ju, brenda Evropës. Kështu që është shpresa jonë që s’i partneri juaj më i ngushtë strategjik, si miku juaj më i ngushtë, si dikush që ka përfituar direkt nga ky partneritet edhe ju mund të përfitoni nga partneriteti jonë. Por ju duhet të bëni zgjidhje të vështira, drejt një të ardhme më të ndritur”, theksoi Escobar.

Advertisement