Aktualitet
Zjarri i merr jetën nënës dhe dy fëmijëve/ Këshilli Bashkiak Shkodër mban 1 minutë heshtjeje!
Mbledhja e Këshillit Bashkiak Shkodër nisi me një minutë heshtje në nderim të viktimave të tragjedisë në Domën.
24-vjeçarja Bleona Çobaj/Çelaj dhe dy fëmijët e saj, të moshës 18 muajsh dhe 3 vjeç, humbën jetën nga shpërthimi i dyshuar i një bombole artizanale gazi pranë një shtëpie të vjetër në pronësi të familjes, e braktisur prej 20 vitesh.
Policia po heton ngjarjen e rëndë.