Connect with us

Kosova

Kurti merr municion në Serbi/ I vogli i Putinit për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se Lëvizja për ‘Popullin dhe Shtetin’, të cilën e ka shpallur, është e rëndësishme për të ruajtur vendin dhe për të mos u dorëzuar për çështjen e Kosovës, e mbi të gjitha për çështjen e anëtarësimit të Prishtinës në Kombet e Bashkuara.

Ai u shpreh se Lëvizja duhet të jetë ajo që në rrethanat komplekse gjeopolitike do të kuptojë se mbrojtja e interesave shtetërore dhe kombëtare është me rëndësi jetike për vendin dhe theksoi se ka pasur një bisedë të rëndësishme me Charles Michel për ceshtjen e ndalimit te dinarit, pasi duhet gjetur zgjidhje

Vuçiq tha se në ditët në vijim duhet të zgjidhet diçka për çështjen e dinarit dhe shtoi se për ndalimin e monedhes serbe në Kosovë ka biseduar edhe me me tjere ne Unionin Europian

“Charles Michel tha se po kërkohet zgjidhje në lidhje me heqjen e dinarit dhe nënvizoi se popullit në Kosovë duhet t’i sigurohet rroga” –  ka theksuar presidenti i Serbisë.

Ai ka treguar gjithashtu se nuk pret ftesë nga Brukseli, por ftesë që dikush të shkojë atje dhe të bisedojë për diçka. Ai gjithashtu shtoi se Peter Stano ka të drejtë kur tha se nuk dinë as për çfarë të flasin, sepse Prishtina nuk dëshiron të flasë për dinarin.

Në deklaratën e tij presidenti serb ka deklaruar se kryeministri i Kosovës me këmbëngulje thotë se Vucic eshte “i vogli i Putinit”, kurse Serbia – “Rusia në Ballkan”, por që sipas tij,  “Kurti gënjen dhe flet budallallëqe si zakonisht”.

Duke u rikthyer te ngjarja ne fshatin Banjske te Zvecanit, presidenti serb the se me shpalljen e dites se zise kombetare, ai kishte mbajtur anen e atyre qe u vrane me gjakftohtesi dhe se ai do te jete gjithmone ne krah te serbeve qe persekutohen si kafshe dhe qe jane dëbuar nga vatrat e tyre në Kosovë

I pyetur nëse Michel ishte i interesuar nëse përgjegjësit për Banjskën do të ndiqen penalisht, Vucic u përgjigj se ata nuk e pyesin në një mënyrë të tillë dhe theksoi se autoritetet shtetërore të Serbisë janë duke bërë punën e tyre dhe se do të ngrenë aktakuza për vepra të caktuara penale.

Kur bëhet fjalë për planin franko-gjerman, Vucic kujtoi se në Bruksel ka thënë para Scholz-it, Macron-it, Melonit, Michel-it, Borell-it dhe  Lajcak-ut se Serbia do përmbushë gjithçka, por se nuk mund të bëjë atë që është në kundërshtim me Kushtetutën e saj që është integriteti territorial i Kosovës, anëtarësimi në OKB, apo agjencitë dhe institucionet e organizatës botërore.

Ai ka potencuar gjithashtu se diskutimet që janë duke u zhvilluar në Serbi  ne lidhje me zgjedhjet e dhjetorit dhe dëshira që dikush ka që ta  dëmtojë Serbinë, eshte municion për Albin Kurtin.

Advertisement