Aktualitet
E trishtë/ Del fotoja, ja kush është 14-vjeçari që vdiq pas sherrit në shkollë
Martin Cani, 14-vjeçari i cili humbi jetën sot në mënyrë tragjike pas një sherri me bashkëmoshatarët e tij, ishte pjesë e klubit sportiv me moshat e reja Dinamo U-15.
Klubi sportiv ka reaguar menjëherë pas lajmit tragjik. Përmes një postimi në rrjete sociale ku i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të të miturit dhe mbështetje për këtë moment të vështirë.
Postimi:
“Ngushëllim- Jemi thellësisht të tronditur nga lajmi tragjik për ndarjen e parakohshme nga jeta të lojtarit tonë Martin Cani, pjesë e skuadrës U-15. Presidenti Adrian Bardhi dhe klubi FC Dinamo City i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes Cani dhe i gjenden pranë në këto momente shumë të vështira. U prehsh në paqe Martin!”- shkruan klubi.