Connect with us

Aktualitet

Tragjedia në Tiranë/ Si nisi sherri pranë shkollës “Fan Noli” që i mori jetën 14-vjeçarit

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë në Tiranë, ku pas një sherri mes të miturve mbeti i vrarë një me thikë një 14-vjeçar. Siç raportohet sherri mes të miturve ka nisur prej një javë në rrjete sociale. Gjithashtu dy ditë më parë ata kishin patur një përballje mes tyre.

Ndërsa ditën e sotme viktima dhe një nga autorët fillimisht janë konfliktuar në oborrin e shkollës ‘Fan Noli’ gjatë pushimit të gjatë. Po ashtu ka qenë oficeri i sigurisë ai që ka shuar shuar sherrin mes tyre, por nuk ka njoftuar policinë. Pas mbarimit të mësimit rreth 150 metra larg shkollës të miturit janë përpallur sërish me njri-tjetirin duke agravuar deri në nxjerrjen e thikave.

Advertisement