Connect with us

Pinknews

Gjesti fal G Banin pas shuplakës, i dërgon mesazh nga shpia: Shpresoj që e ke babanë mirë

G Bani u detyrua të largohej nga Big Brother për shkak se iu kumtua lajmi se babai i tij është i sëmurë dhe ndodhet në spital.

Ai u largua menjëherë nga formati, duke lënë të prekur, edhe konkurrentët e tjerë brenda

Në ditën e sotme (e mërkurë), Gjesti ka treguar sërish anën njerëzore, duke i uruar më të mirat G Banit.

 

Pavarësisht ngjarjeve që kanë ndodhur në shtëpi, banori nga Kosova është kujtuar për reperin dhe për familjen e tij.

“Ishalla e ke babanë mirë vëlla, i kalon çdo gjë, Zoti ishalla i ndihmon. Të ruajt Zoti ty dhe familjen. Ta ha zemrën vëlla, ishalla je gjithmonë mirë ti dhe familja. Mos ta ndien se çdo gjë Zoti e kalon”, u shpreh ai.

Këngëtari tutje tha: “Mos u dorëzo vëlla, ki me i pas mirë prindërit, të dua, pavarësisht se çfarë ka ndodhur këtu brenda, njeri është njeri. Të dua”.

G Bani herën e parë u largua me zarf të zi pasi goditi me shuplakë Gjestin.

Advertisement