Aktualitet
Shënohet viktima e dytë nga stuhia në jug, peshkatari gjendet i mbytur
Një peshkatar është gjetur i pajetë në det në afërsi të ishujve të Ksamilit, në Sarandë. Mësohet se viktima është identifikuar si Mihal Zoi, 61 vjeç. Nga të dhënat paraprake dyshohet se ai është mbytur, ndërsa policia ka gjetur edhe mjetin lundrues të tij, i cili rezultonte i fundosur. 61-vjeçari ishte i divorcuar dhe fëmijët e tij jetojnë në Greqi, ndërsa në Shqipëri ai kishte vetëm një motër.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, gjatë kushteve të këqija atmosferike dhe stuhisë që ka përfshirë zonën. Policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa po shqyrton pistën e një mbytjeje aksidentale si pasojë e motit të keq, por edhe pista të tjera