Connect with us

Bota

Presidenti Trump: SHBA plan për të shkatërruar të gjitha urat dhe termocentralet e Iranit brenda katër orësh

Shtetet e Bashkuara kanë një plan për të shkatërruar të gjitha urat dhe termocentralet në Iran “brenda katër orëve”, deri në mesnatën e ditës së sotme, pasi të skadojë ultimatumi.

Kështu deklaroi Presidenti Donald Trump, pasi Irani refuzoi  propozimin e ndërmjetësuar nga Pakistani për një armëpushim 45 ditor të luftimeve.

“Ne kemi një plan, falë fuqisë së forcave tona të armatosura, që kërkon që të gjitha urat në Iran të shkatërrohen deri në mesnatë nesër në mbrëmje (katër orë pas skadimit të ultimatumit), që të gjitha termocentralet në Iran të dalin jashtë funksionit dhe të mos përdoren më kurrë”, deklaroi presidenti amerikan në një konferencë për shtyp, duke shtuar se “kjo do të ndodhë brenda katër orëve”.

Nga ana tjetër, Irani ka refuzuar një marrëveshje armëpushimi të propozuar nga Pakistani për një armëpushim 45 ditor të luftimeve me SHBA-të dhe Izraelin. Këtë vendim Irani e ka argumentuar se në rajon nevojitet paqe e përhershme, duke propozuar edhe një plan me 10 pika që do ta realizonte këtë.

Diskutimet vijnë pas një momenti të tensionuar, sepse një ditë më parë, presidenti Donald Trump i vuri afat Teheranit që të hapë Hormuzin deri të martën, përndryshe vendi do të kthehej në ‘ferr’.

Por pavarësisht bisedimeve për arritjen e paqes, luftimet në rajon vijojnë. Irani ka konfirmuar gjithashtu se shefi i inteligjencës i Gardës Revolucionare Islamike është vrarë, një akt për të cilin Izraeli ka konfirmuar autorësinë.

Sipas Iranit, SHBA nuk është e gatshme për një armëpushim, ndërsa zëvendëspresidenti i vendit e ka akuzuar Donald Trump për “çmenduri” lidhur me raportimet për sulme të reja që goditën një universitet në Teheran.

Advertisement