Connect with us

Kosova

Dhunoi të moshuarën në azil, Gjykata cakton 2 vite e 3 muaj burg për infermieren

Infermierja Aurona Pelaj e cila mori viralitet dhe shkaktoi zemëratë të madhe në 2022 ku ajo shfaqej në një video duke dhunuar të moshuarën Minire Nura, do të vuajë 2 vite e 3 muaj burgim.

Ditën e sotme mësohet se Gjykata Themelore e Pejës ka shpallur aktgjykimin për Pelajn, për të cilën caktoi 2 vite burg, raporton newbsomb.al.

Në dënimin e dhënë nga gjykata mësohet se do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, nga 2 nëntori 2022 deri më 24 nëntor 2022, ndërsa pjesa e mbetur e dënimit do të ekzekutohet pasi aktgjykimi në fjalë të marrë formë të prerë.

Po ashtu në aktgjykim theksohet se Gjykata i ka ndaluar Aurona Pelajt ushtrimin e profesionit të infermieres për një periudhë kohorë për 5 vite.

Ndërsa e pandehura infermierja Altina Rexhepi e cila u shfaq në videon virale duke mbajtur duart e të moshuarës teksa Pelaj e dhunonte, është liruar nga akuza.

Ashtu si֛ ka raportuar dhe më parë newsbomb.al, e moshuara që u dhunua nga infermierja Pelaj në shtëpinë e pleqve “Orenda” mbylli sytë përgjithmonë para dy vitesh, më 31 maj të 2024.

Lajmin e trishtë e konfirmoi asokohe edhe nga avokati i të ndjerës.

“Po mund të konfirmoj se ka ndërruar jetë”, tha ai duke mos dhënë më shumë detaje mbi shkaqet e vdekjes.

Advertisement