Politike
A do pranojë Rama qeveri teknike? Analisti komenton “mosbindjen civile” të opozitës
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar “mosbindjen civile” të nisur nga opozita.
Lubonja tha se ka pak shanse që opozita të ketë suksese me anë të asaj që quan “mosbindje civile”. Sipas tij, Rama duhet të futet në krizë të atillë, që të pranojë një qeveri teknike me kryeministër teknik. Por, Lubonja shtoi se nuk e shikon Ramën në një krizë të tillë.
“Ka pak shanse që mosbindja civile të arrijë qëllimet. Është problematike edhe qeveria teknike. Duhet ta futësh në krizë të tillë Edi Ramën, që ai të pranojë qeveri teknike dhe të jetë kryeministër teknik, që nuk bën më makinacione zgjedhore. Rama duket se nuk pranon të dalë jashtë lojës politike dhe nuk besoj se është në një krizë të tillë, që të dalë jashtë loje”, tha Lubonja