Politike
A do të lobojë LaCivita për heqjen e non gratës? Reagon Berisha, ja si qëndron e vërteta

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë një deklarate për media, u shpreh se kompania amerikane e kontraktuar për të drejtuar fushatën e PD-së për zgjedhjet e 11 majit nuk ka asnjë rol në lobim.
Sipas tij, ekipi i Chris LaCivitas është angazhuar ekskluzivisht për fushatën dhe nuk ka asnjë lidhje me çështjen e heqjes së non gratës nga SHBA
Sali Berisha: Besoj se një deklaratë të tillë kam bërë unë para jush në zyrën time. Nuk ka kompania, është kontraktuar për zgjedhje, nuk ka asnjë funksion dhe lidhje si kompani lobimi sepse në vendin e vet, këto veprimtari janë me kuadër të ndryshëm ligjor dhe bëtë mirë që ma rikujtuat. Por unë, në qoftë se shkon në konferencën e parë që kam bërë pas asaj në Rogner, kam sqaruar se kjo kompani nuk ka asnjë tagër apo angazhim për qëllime lobimi.

