Lifestyle
A duhet larë mishi i pulës përpara gatimit
Hapi më i arsyeshëm përpara gatimit të mishit të pulës duket larja e tij në ujë të ftohtë e të bollshëm.
Ky hap tingëllon i arsyeshëm kryesisht për shkak të shqetësimeve për pastërtinë dhe higjenën.
Megjithatë, ekspertët e kuzhinës si dhe Qendra Për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se mishi i pulës nuk duhet larë kurrë përpara gatimit.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, mishi i pulës nuk duhet larë sepse rrit rrezikun e ndotjes në kuzhinë.
Piklat e ujit që bien në kontakt me mishin e pulës mund të shpërndajnë baktere të rrezikshme siç është Salmonela, jo vetëm në lavaman e banak të kuzhinës, por edhe në mjetet e gatimit.
Nëset këto të fundit nuk pastrohen mirë, atëherë këto sipërfaqe mund të shpërndajnë bakteret në ushqime të tjera dhe të nxisin helmimin.
Uji Nuk I Vret Bakteret e Mishit të Pulës
Sipas ekspertëve, uji nuk i eliminon bakteret në lëkurën e mishit të pulës.
Në momentin kur ky i fundit bie në kontakt me mishin, bakteret përhapen në lavaman, duar, rroba dhe kuzhinë.
Bakteret që shkaktojnë sëmundje mund të përhapen deri në një metër distancë nga lavamani
Pjesa më e rrezikshme është se bakteret nuk shihen me sy të lirë.
Ndaj është e pamundur për një amvisë që të pastrojë hapësirat e kuzhinës siç duhet.
Në këtë mënyrë, rreziku i sëmundjeve të shkaktuara nga ushqimet dhe bakteret është më i lartë.
Mënyra Më e Mirë e Përpunimit Të Mishit Të Pulës
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, bakteret që ndodhen tek lëkura e mishit të pulës shkatërrohen menjëherë sapo ekspozohen në temperatura të larta.
Mishi i pulës duhet gatuar në temperaturë më të lartë se 80 gradë në mënyrë që të shkatërrohen të gjitha bakteret.
Si Të Sterilizoni Ambientet e Gatimit
Ekspertët sugjerojnë që të përdorni një pëzjerje sodë buke dhe limon.
Me këtë solucion ju mund të fërkoni të gjitha ambientet e gatimit për një pastrim sa më të mirë.
Pas prekjes së mishit të gjallë, duhet të lani duart menjëherë që të shmangni përhapjen e baktereve