Politike
‘A e meritoni ju këtë transparencë?’/ Basha: Ndiq paranë
“Ndiq paranë është dhe thelbi i tre propozimeve që kam zbritur në këto takime me rininë, i vetëquajtur Vetting politik. Çdo person, 230 njërëz që marrin përsipër t’ju përfaqësojnë, duhet ti nënshtrohen një kontrolli nëse justifikojnë pasurinë. Është i njëjti proces që i nënshtrohen prokurorët, që do ta bëjnë dhe oficerët e policicë. Është propozuar edhe për anëtarët e administratës, ky është një nga propozimet në të cilat kam dalë në këtë tur takimesh. A e meritoni ju këtë transparencë? E prapëseprapë është i vetëkuptueshëm, kemi prej 2018 që e propozjmë dhe nuk po biem dakord një ligj që politikanët. E para; këta njerëz marrin vendimet që prekin jetën tuaj. Këta njerëz duhet të jenë të lirë nga konflkt interesi. Listat e hapura, deputetë dhe Këshilli Bashkiak ti zgjidhin sipas votës suaj.
Të çoni në Parlamement atë që doni ju, dhe jo atë që do partia. Ka 33 vjet dhe vetëm 3 persona qëndrojnë në skenë, ikin dhe vijnë. Trekëndëshi i Bermudës. Por kështu do vazhdojmë ne? Çfarë presim nga një njeri në vitin e 9-të, që se ka bërë 8 vite më parë? Garanci për më shumë të këqija. Të kesh pushtet absolut është recetë për korrupsion.
Votën e emigrantëve: a ka njeri prej nesh që nuk ka njeri në emigracion? Gjysma e Shqipërisë janë emigrantë, janë vëllëzërit e motrat tona në kërkim të një jete më të mirë. Por nuk kanë mundësi të shprehen me votë, përveçse të vijojnë këtu. Vende që kanë këtë problem të emigracionit, u’a kanë mundësuar diasporës të votojnë aty ku janë. Prej vitesh kjo qeveri refuzon ti regjistrojë. Duhet të jetë një proces votimi i paqortueshëm. Çfarë instrumentesh kemi në dorë, për të mos injoruar zërin e qytetarëve? Është referendum popullor për të pyetur popullin, në a janë apo nuk janë në favor të këtyre që ‘gjyshërit’ me shokë të mos kapen pë një paketë kontrabandë cigare dhe të bëhen shembull që të mos ecin në atë rrugë, por prapa hekurave. Kjo është dicka që është në dorën tonë. Faktin që nuk e transmetojnë thelbin e tyre që diskutojmë, tregon se u ka hyrë frika”, tha Basha.