Connect with us

Pinknews

A është Françeska Murati në pritje të ëmbël? Ish-missi sqaron njëherë e mirë lajmet për shtatzëni të mundshme

Shtatzënia e ish-banores së ‘Big Brother VIP 2’, Françeska Murati, ka qenë tema më e diskutuar e ditëve të fundit. Para disa ditëve në një bisedë virtuale me ndjekësit në Instagram, kur dikush i shkroi se ishte në maternitet, Franceska u përgjigj: “Shihemi atje vitin tjetër”.

Mirëpo, njerëz pranë saj thanë se ajo ishte në pritje të ëmbël. Dy ditë më parë gazetari Andri Vrapi publikoi një fotografi, në të cilën shfaqej me Franceskën në një event. Ai që u vu re ishte fakti se ish-banorja e BBV kishte vendosur duart tek barku, dukë lënë të nënkuptohet se është në pritje të ëmbël.

Në një video të publikuar nga Ledjona, Françeska shfaqet edhe duke pirë verë duke vërtetuar se nuk po pret ende bebin nr.2.

Advertisement