Connect with us

Politike

“A pihet kafja në Angli?”/ Rama thirrje shqiptarëve të Londrës: Kthehuni!

Kryeministri Edi Rama gjatë podcastit “Flasim” iu bëri thirrje emigrantëve kthehen dhe të investojnë në Shqipëri. Kryeministri u shpreh se vendi ynë ka gjëra që nuk mund t’i gjejnë diku tjetër. Mes batutave, ai u shpreh se kafja është njëra prej atyre gjërave.

“Se ka një gjë këtu që nuk e gjen dot në asnjë vend tjetër, ajo gjëja që kam kuptuar unë kur jam kthyer e merrni vesh ju. Hajdeni mër, kthehuni mër. Për hir të vetes, kthehuni të pini një kafe tamam, a pihet kafja në Angli më thuaj mua?! E para verën nuk e pi 33 mijë euro se është estradë fare kjo, e shijoj vetëm me miqtë, nuk ulem të pi verë. Kur jam me miq, sidomos kur janë miq të huaj që vijnë, e shijoj, por krejt qetë dmth”, tha Rama.

Advertisement