Shkrime
A po tradhtohet Edi Rama nga e djathta perëndimore?
Stefano Marcelli
Para zgjedhjeve të mëdha të vitit 2024, kryeministri shqiptar kishte vënë bast gjithçka për fitoren e së djathtës sovrane, i mbështetur edhe nga mikesha e tij Giorgia.
Gjërat nuk vajtën ama aq mirë për të në Evropë, ku aleanca e Partisë Popullore me Socialistët bllokoi përparimin e së djathtës ekstreme.
Por në vend të kësaj ai padyshim gjeti të ardhmen amerikane ku kthimi triumfues i Donald Trump tani projekton ideologjinë sovraniste në të gjithë planetin.
Ndodhi gjithçka të hënën: 11 shkurti 2025 është një datë që do të mbetet e skalitur në kujtesën dhe historinë politike të Edi Ramës. Atë ditë, një vegël e vjetër e politikës republikane amerikane zbarkoi në Tiranë: Chris LaCivita, konsulenti politik që udhëhoqi fushatën fitimtare elektorale të Trump.
Djali i dy emigrantëve (një italian dhe një irlandeze), Chris, për ironi, ka mbajtur poste të rëndësishme drejtuese në Partinë Republikane gjatë viteve dhe i ka dhënë një pamje vintage fushatës presidenciale të vjeshtës së kaluar duke përdorur teknika të thjeshta: duke e mbajtur kandidatin e tij në qendër të vëmendjes së medias çdo ditë me përdorimin e deklaratave dhe gjesteve spektakolare dhe gjithnjë e më të bujshme.
Dhe kjo është edhe teknika që, me sa duket, do të përdorë edhe Trump gjatë përmbushjes së mandatit të tij të ri.
Chris bëri të njëjtën gjë në Tiranë, duke i ofruar një endorsment të papritur një Sali Berishe të fikur nga vitet dhe gjithashtu deri dje, nga cilësimi i “të padëshiruarit” që i atribuohet nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe ai Britanik për korrupsion.
“Berisha është miku i vërtetë i Shteteve të Bashkuara”, deklaroi ai, duke hedhur publikisht kryeministrin aktual shqiptar nga karroca e presidentit të ri amerikan.
Një ndërhyrje e përbashkët tre muaj para zgjedhjeve politike në Shqipëri. Dhe u kuptua menjëherë se këto nuk ishin vetëm fjalë, kur policia arrestoi kryebashkiakun socialist të Tiranës Elion Veliaj dhe vuri në arrest shtëpie bashkëshorten e tij duke i shoqëruat me një listë me akuza shumë të rënda për korrupsion, pastrim paraje dhe fshehje të ardhurash.
Rama e mori mesazhin dhe theu angazhimin e tij të kahershëm për të mos komentuar veprimet ligjore të SPAK-ut, një krijesë e sponsorizuar nga administrata e mëparshme e Uashingtonit.
Rama goditi në fakt gjyqtarët e antikorrupsionit dhe u shfaq i irrituar në videon ku u përgjigjej pyetjeve të qytetarëve.
Pamjet e zemërimit të pakontrolluar të kryeministrit tashmë janë shndërruar në internet në një meme ku mikesh e tij e dashur Giorgia i thotë “Nuk të dua më. Tani kam një tjetër”.
Po, sepse kryeministrja italiane Giorgia Meloni u propozoi ministrave të saj që të ndryshonin në mënyrë të njëanshme thelbin e marrëveshjes për qendrat e emigracionit në Shqipëri (një operacion që dështoi keq), duke i kthyer ato në qendra riatdhesimi për emigrantët e paligjshëm në përgjithësi dhe jo vetëm për azilkërkuesit që u refuzohet azili.
Pra, marrëdhënia e privilegjuar që dukej se rregullonte marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë, nuk i qëndroi dot asnjë sekondë shtytjes së njeriut të Trump: Giorgia duket se nuk ka ndërmjetësuar për Edin tek Trump dhe për më tepër, synon të modifikojë marrëveshjet mes dy qeverive pa u konsultuar me të.
Një ditë vërtet e keqe për Ramën, i cili, si politikani më i dashur dhe më i respektuar nga liderët perëndimorë, po sheh dyer që i përplasen në fytyrë në prag të votimit për mandatin e tij të katërt.
Ndryshe do të ishte e pakuptueshme pse, pasi ka heshtur përballë një sërë arrestimesh ministrash dhe socialistësh në funksione të tjera, ai reagoi kaq dhunshëm përballë atij të kryebashkiakut të Tiranës, i cili, siç e dinë të gjithë, është konkurrenti i tij kryesor në Parti dhe të dy nuk është se e duan kaq shumë njëri-tjetrin.
Dihet gjithashtu se SPAK, tek i cili një pjesë e madhe e mirë e njerëzve kanë besim në Shqipëri, një vend ku korrupsioni është i rrënjosur thellë, ka lindur dhe vepron me mbështetje nga Uashingtoni dhe Bashkimi Evropian dhe që politika e djathtë është pak e interesuar për ta luftuar atë.
Hetimi për kryebashkiakun e Tiranës dhe bashkëshorten e tij kishte nisur prej disa kohësh, por koincidenca mes mbështetjes së Chris-it ndaj Berishës dhe arrestimit të çiftit Veliaj, pikërisht për këtë arsye, nuk duket rastësi.