Connect with us

Politike

A pranon një Qeveri teknike me Ramën kryeministër? Ja si përgjigjet Berisha

Kreu i PD-së Sali Berisha, gjatë konferencës së sotme me gazetarët është pyetur nëse a e pranon një Qeveri teknike me Edi Ramën kryeministër, si modeli i vitit 2017.

Berisha deklaroi se ai model ishte dështim i plotë dhe se Qeveria teknike me Edi Ramën kryeministër është jashtë çdo imagjinate. Lideri demokrat shtoi më tej se do të përdorin të gjitha mjetet e mosbindjes civile për largimin e Ramës, në mënyrë që shqiptarët të votojnë të lirë.

Pyetja: Objektivi juaj është krijimi i një qeverie teknike pa Ramën kryeministër, apo është i mjaftuar edhe modeli që u aplikua në 2017?

Sali Berisha: Ai është modeli i dështimit të plotë. Qeveri teknike me Ramën kryeministër, është jashtë çdo imagjinate. Dy gjëra duhet të përsëris këtu, ne jemi forcë demokratike dhe pushtet me dhunë nuk marrim kurrë. Ne jemi forcë demokratike dhe në pushtet vijmë vetëm me votë. Por ne kemi përpara një armik të votës së lirë, Edi Rama dhe ne do përdorim të gjitha mjetet e mosbindjes civile për largimin e tij në mënyrë që shqiptarët të votojnë të lirë.

Advertisement