Aktualitet
A pritet një tjetër rritje çmimesh?
Nga një prilli paga minimale në shqipëri ka kaluar në 40 mijë lekë, por si do ndikoj kjo në mbarvajtjen e biznesit, a do të kemi një tjetër valë të rritjes së çmimeve. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar që paga mesatare do të arrij në 900 euro.
Dritan Shano, ekspert ekonomie, shprehet për SCAN:
Në mënyrë të drejtpërdrejtë të pyetjes suaj po, do ketë rritje, se kur dhe se sa kjo mbetet për t’u parë. Problem,i që unë shoh te kjo iniciativë e kryeiministrit, e cila është politike jo ekonomike, është që rritja e pagës minimale nuk mund të jetë një vendim nga qeveria por duhet të vij si rrjedhojë erritjes së ekonomisë dhe të rritjes së produktivitetit në ekonomi.”
Rritja e pagës minimale do të përdoret për të shtuar të ardhurat në buxhet thekson eksperti Shano. Ndërsa sipas tij, rritja jo natyrale e pagës do të prodhoj evazion
“Biznesi do të gjejë mënyra nga më të ndryshmet që mos të preki as fitimin dhe as volumin e biznesit. Dhe patjetëe që kjo do të çoj në situatë ku njerëzit deklarojnë pagën minimale dhe marrin një pagë që lidhet me produktivitetin e punës që bëjnë”, tha ai.
Por sa e arritshme do të jetë për qeverinë rritja e pagës mesatare në 900 euro?
Sipas Shanos: “Unë mendoj që çuarja e pagës mesatare në 900 euro në një të ardhme është një tjetër kosto shtesë mbi biznesin sepse unë nuk shoh se si administrate publike shqiptare është ajo faktori kryesor që udhëheq rritjen ekonomisë në Shqipëri, është e kundërta besoj. Administrata është ajo që fiton nga rritja e ekonomisë që bëjnë bizneset.”