Aktualitet
Abuzimi me fondet e BE, Gykata e Lartë lë në burg ish-ministrin Ilir Beqaj
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-ministrit Ilir Beqaj për masën e sigurisë “arrest në burg” në kuadër të hetimeve për dosjen SASPAC. Për dosjen SASPAC, në qelinë e paraburgimit ndodhet Ilir Beqaj, Kurtulaj dhe Nikolla ndërsa të tjerët kane masë me të butë sigurie.
NJOFTIMI:
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ilir Beqajt për masën e sigurisë ‘arrest në burg’ në kuadër të hetimeve për dosjen SASPAC. Shkalla e tretë e gjyqsorit nuk pranoi as rekursin e paraqitur nga të akuzuarit e tjerë, Alfred Nikolla, Bjona Ziaj, Bledar Leka, Elton Marini, Ermal Kurtulaj, Gazmend Haxhia.
Për dosjen SASPAC, në qelinë e paraburgimit ndodhet Beqaj, Kurtulaj dhe Nikolla ndërsa të tjerët kanë masë më të butë sigurie. Beqaj u arrestua në 4 korrik të vitit 2024 me urdhër të SPAK.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ngritur dyshime se ish-ministri Beqaj si drejtues i SASPAC, ka abuzuar me të paktën 8 procedura prokurimi nga agjencia për menaxhimin e fondeve të BE, duke fryrë shifrat në qindra mijëra euro drejt kompanive të ndryshme për shërbime të pakryera. Përfitues i parave ka qenë vetë ish-ministri dhe bashkëpunëtorët e tij, por ende SPAK nuk e ka një shifër ekzakte. Por aktualisht, SPAK ka sekuestruar 14.3 mln lekë, 15 mijë e 500 euro dhe 42 mijë e 300 $, që iu përkisnin shtetasve Ilir Beqaj, Gazment Haxhia, Ermal Kurtulaj, Bjona Zijaj, Bledar Leka dhe Elton Marini.