Connect with us

Rajon

Abuzonte me vajzën e partneres që në vitin 2013, arrestohet 36-vjeçari shqiptar

Nëndrejtoria e Sigurisë së Pireut ka arrestuar një shtetas shqiptar në Egjinë, 36-vjeçar, i cili akuzohet për përdhunim dhe akte seksuale me të mitur, shkelje të legjislacionit për të dhënat personale, armëmbajtje pa leje dhe posedim droge.

36-vjeçari dyshohet se nga viti 2013 ka abuzuar me vajzën e mitur të partneres së tij 50-vjeçare, gjithashtu shtetase shqiptare, e cila gjithashtu është arrestuar, ndërsa ndaj saj është ngritur një dosje për shkelje të legjislacionit për armët.

Ngjarja dyshohet se është raportuar nga viktima, tashmë 25-vjeçare.

Sipas të njëjtave informacione, ajo dyshohet se ka pohuar se 36-vjeçari pasi ka filmuar aktet e pahijshme e ka kërcënuar se do t’i publikojë në internet.

Pas kontrollit në pronën dhe shtëpinë e dy shqiptarëve u gjetën dhe u konfiskuan:

– 1505 gram kanabis,
– armë,
– 4 thika,
– Shuma prej 18.275 euro,
– 3 peshore precize,
dhe
– 3 celularë.

Advertisement