Politike
Adriatik Lapaj firmos premtime: Nëse bëj koalicion me Ramën

Kreu i formacionit politik “Shqipëria bëhet” dhe njëherësh drejtues i koalicionit ku bën pjesë dhe Endri Shabani, Adriatik Lapaj ka bërë një premtim pompoz.
Në një nga rrugicat e Tiranës, Adriatik Lapaj dhe stafi i tij janë takuar me një tregtare suveniresh, të cilës i ka premtuar se nëse pas zgjedhjeve bën koalicion me kryeministrin Edi Rama, të gjitha pasuritë e tij do ti kalojnë zonjës në fjalë.
“Firmosa me Xhevin! Znj. Xhevi gjatë takimeve që pata sot me qytetarët rrugicave të Tiranës më tha se vinte bast që unë dhe ne pas zgjedhjeve do bashkoheshim me Ramën. U ula dhe i lash një letër të firmosur”, shkruan drejtuesi i koalicionit “Nisma Shqipëria bëhet”.
Ndërkohë, gjatë bisedës me zonjën që u shpreh dyshuese për vërtetësin e fushatës së tij, Adriatik Lapaj nxori një fletë formati dhe shkroi:
“Pas 11 majit nuk do bëjmë koalicion me Edi Ramën! Të gjitha pronat e Adriatik Lapajt, llogaritë bankare dhe pasuritë, i kalojnë tregtares në fjalë (Xhevrije Kastrati)…!”

