Connect with us

Politike

Adriatik Lapaj fton njerëzit të dalin në protestë

Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, gjatë një lidhje direkte nga sheshi përballë Kryeministrisë, u bëri thirrje qytetarëve të vrasin frikën dhe të protestojnë ditën e shtunë në orën 18:00.

Lapaj tha se fton të gjithë grupet e interesit, qytetarët, por edhe partitë politike të bashkohen nën flamurin kombëtar dhe jo logo partie, për të protestuar masivisht.

Biseda:

Adriatik Lapaj: Në paraburgimin e Durrësit, siç u pa, u gjykua që një person me rrezikshmëri të lartë ruhej nga dy persona, ndërkohë mua këtu dhe këta të rinjtë e tjerë, që po bëjmë protestë qytetare, që e ka fokusin te qëndresa, na sjellin çdo natë 35, 65, e me rradhë, policë masivë për të marrë plastmasin, karriket, siç i prishet terezia liderit suprem. Ky shtet është bërë qesharak, por të dërgosh komisarë dhe kryekomisarë për të sekuestruar 9 metra katrorë plastmas, është rënie totale e fasadës së Ramës, si njeriu që shitet si artist, si kontemporan, si njeri i demokracisë, por në fakt, është njeri aq i vogël, sa kur e ndjen presionin real, trembet dhe shantazhohet nga 9 metra katrorë plastmas.
Ju thoni nuk ka numra, protesta ka nisur nga një individ, ka vijuar me njerëz që flenë 24 orë përballë godinës së këtij zotërisë dhe çdo 2 javë ka patur protestë që vjen duke u rritur. Kishim 1500 pastaj 3000, dhe shpresojmë të rritet. Çdo qelizë është korruptuar. Të dalin të paintimiduar dhe pa lista mijëra njerëz, nuk është pak, janë ata që po përballen me vrasjen e frikës. Ajo farë që po mbillet, do të përkthehet në bimë të guximit që do të përbalelet me regjimin më hajdutesk të evropës. Po qëndrojmë brenda kufijve të ligjit.

Ylli Rakipi: Po bashkimi me PD? Edhe ata do të bëjnë protestë të shtunën tjetër.

Adriatik Lapaj: Absolutisht, këtë të shtunë, në orën 18:00 pasdite kemi thirrur protestën tonë. Kemi bërë thirrje, çdo subjekt, organizatë, shoqatë, qytetar, grup interesi, parti politike, të bashkohet në një simbol të përbashkët, flamurin kombëtar. Asnjë simbol i veçantë nuk i mbledh dot të gjithë, përveç simbolit të përbashkët, flamuri kombëtar. Të gjithë grupet e interesit, të bashkohen nën një flamur kombëtar.

Ylli Rakipi: Doktori nuk të vjen.

Adriatik Lapaj: Mos ardhtë.

Advertisement