Connect with us

Bota

Afat 24 orësh për Putinin dhe më pas raketat Taurus/ I projektuari si kancelar gjerman, prezanton planet për Ukrainën

Friedrich Mertz, kandidati për kancelar gjerman nga Unioni Demokristian (CDU) ka përshkruar planet e tij për Ukrainën nëse ai fiton zgjedhjet gjermane të planifikuara për në shkurt.
Ai planifikon t’i lëshojë një ultimatum 24-orësh Vladimir Putinit për të ndaluar armiqësitë në Ukrainë, raporton The Moscow Times pjesë të intervistës së tij me gazetën gjermane Stern.
Nëse kërkesa nuk përmbushet, Merc synon, thotë ai, të transferojë raketat e lundrimit Taurus në Ukrainë dhe të heqë kufizimet në përdorimin e armëve me rreze të gjatë për sulmet në territorin rus.

“Pozicioni i Gjermanisë duhet të jetë se Ukraina mund të mbrohet me sukses me të gjitha mjetet e mundshme”, theksoi ai, duke shtuar se është i hapur për dialog me Vladimir Putin.

Merc, i cili u propozua si kandidat i CDU në shtator, ka shprehur më parë një qëndrim të ashpër ndaj Rusisë.

Kështu, në tetor, duke folur në Bundestag, ai bëri thirrje për një “kurs më vendimtar” dhe kritikoi kancelarin Olaf Scholz, të cilin e akuzoi se e detyroi Ukrainën të luftonte “me njërën dorë pas shpine” për shkak të mosgatishmërisë së Berlinit për të transferuar raketat Taurus në Kiev.

Më 7 nëntor, Olaf Scholz shkarkoi Ministrin e Financave, Christian Lindner dhe njoftoi një votë besimi në qeveri në janar, në mënyrë që ai të mund të mbante zgjedhje të parakohshme në mars.

Advertisement