Connect with us

Aktualitet

Agravon protesta për aksin Thumanë-Kashar/ Policia hedh gazlotjesllës, dëmtohen qytetarët

Banorët e Krujës dhe të Fushë Krujës, kanë protestuar gjatë pasditës së sotme për aksin Thumanë-Kashar, ku janë përplasur fizikisht edhe me efektivët e policisë.

Banorët kanë deklaruar se rruga e re ka bërë që bizneset e tyre të shkojnë drejt falimentimit, pasi nuk kanë akses në rrugën Thumanë-Kashar.

“Rruga e re Thumanë-Kashar ka bërë që shumë biznese tonat, të shkojnë drejt falimentimit. Ne nuk kemi akses në rrugën Thumanë-Kashar. Na kanë bllokuar hyrje-daljet në rrugë”, tha njëri nga protestuesit.

Mësohet se në turmë është hedhur edhe gazlotsjelës dhe disa qytetarë kanë pësuar lëndime.

Advertisement