Connect with us

Aktualitet

Agravon sherri mes dy familjeve fqinjësh në Durrës, disa prej tyre përfundojnë me plagë në spital

Një konflikt mes dy familjesh fqinjë ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen.15 në Spitallë të Durrësit.

Sherri ka degraduar me mjete të forta dhe thikë, ku ka mbetur i plagosur një i ri dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë autori i ngjarjes është larguar nga vendi i ngjarjes dhe po kërkohet nga policia.

Në spital ka përfunduar edhe babai i autorit të ngjarjes i cili është goditur me mjete të forta por edhe ky është jashtë rrezikut.

Policia ka nisur nga puna për zbardhjen e ngjarjes.

Advertisement