Connect with us

Kosova

Akademiku serb: Serbia është një vend pa zgjidhje

Vladimir Kostiç, ish-kryetar i SANU-së (Akademia Serbe e Shkencave dhe Arteve) dhe një nga themeluesit e nismës ProGlas, tha se një nga arsyet e frikës tek qytetarët serbë, është se jetojnë në një vend pa zgjidhje, duke treguar për “numrin mbresëlënës të skandaleve dhe aferave” që nuk patën  kurrë epilog.

Kostic tha se ProGlas i tregoi atij se “edhe kjo Serbi e hutuar, e çorientuar dhe e vetmuar është ende një sekret i madh dhe sekretet duhet të trajtohen me kujdes”

“Një nga arsyet e frikës është se ne jetojmë në një vend pa zgjidhje. Vetëm në muajt e fundit, ne kemi qenë dëshmitarë të një numri mbresëlënës skandalesh dhe njeriu bëhet i pasigurt, humbet besimin te institucionet dhe është i ndjeshëm ndaj manipulimit” – paralajmëroi Kostiç, duke shtuar se ne situate të tilla, rrugëdalja, është figura e liderit.

Ai tha se Serbia vuan nga autokracia, e cila eshte vetëm pak hapa larg nga tirania

Advertisement