Kronike
Aksident fatal në Unazën e Madhe/ U përplasjes me bordurën anësore të rrugës, humb jetën 26 vjeçari

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur para pak orësh në Unazën Lindore në kryeqytet. Mësohet se motorristi me inicialet L.K ka humbur kontrollin e motomjetit, dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Bëhet me dije se 26-vjeçari ka humbur jetën në vendi e ngjarjes. Sakaq kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
NJOFTIMI:
Tiranë/ Informacion paraprak.
Më datë 15.05.2025, rreth orës 12:00, në Unazën Lindore, në rrugën në drejtim të Paskuqanit, shtetasi L. K., rreth 26 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është përplasur me bordurën anësore. Si pasojë, shtetasi L. K. ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

