Kronike
Aksident i rëndë, makina përplas për vdekje një këmbësor në aksin Korçë-Pogradec

Një këmbësor ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor “Korçë-Pogradec“, mesnatën e kaluar.
Automjeti i drejtuar nga shtetasi G. Ç., 37 vjeç, e ka përplasur viktimën, e cila nuk është identifikuar ende, pranë fshatit Symiz të Maliqit.
‘Në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, automjeti me drejtues shtetasin G. Ç., 37 vjeç, ka përplasur një këmbësor, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi G. Ç., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.’, njofton polica.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga policia, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

