Connect with us

Kronike

Aksident i rëndë në aksin Fier-Lushnjë, furgoni me pasagjerë përplaset me “Benz”-in! Shtatë të plagosur, tre në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në autostradën Fier-Lushnjë, në afërsi të fshatit Saver, ku janë përfshirë dy automjete.

Të plagosur kanë mbetur 7 persona, prej të cilëve 3 ndodhen në gjendje të rënduar shëndetësore.

Sipas informacioneve paraprake, një furgon tip “Benz”, që transportonte pasagjerë drejt Aeroportit të Rinasit, është përplasur nga pas nga një automjet tip Benz AMG 63, gjatë një parakalimi.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e sakta të aksidentit.

Advertisement