Connect with us

Kronike

Aksident i rëndë në Durrës, betoniera përplas për vdekje një person që lëvizte me biçikletë

Një tjetër aksident me vdekje është regjistruar në vendin tonë, një ditë pas aksidentit tragjik në mbikalimin e TEG-ut. Mesditën e sotme një betoniere në Durrës ka përplasur për vdekje një person që po ecte me biçikletë. Aksidenti ka ndodhur afër spitalit të Durrësit, në lagjen numër 18 rreth orës 12:15. Drejtuesi i betonieres është shoqëruar në komisariat. Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes për të përcaktuar shkakun e ngjarjes.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e betonierës Petrit P. 65 vjeç.

 

 

Advertisement