Rajon
Aksident i rëndë në Greqi, ndërron jetë 30-vjeçari shqiptar
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2024/12/policia-greke-1.jpg)
Një 30-vjeçar shqiptar ka humbur jetën të dielën pas një aksidenti automobilistik në Selanik. Ngjarja ka ndodhur në Tagarades të Bashkisë Thermi të Selanikut.
Rreth orës 01.00 pas mesnate, mjeti i drejtuar nga 30-vjecari shqiptar ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ambulanca si dhe dy mjete zjarrfikëse.
Katër efektivët e zjarrfikëses kanë nxjerrë nga automjeti të riun shqiptar, i cili kishte ndërruar jetë. Policia po vijon hetimet për përcaktimin e shkaqeve të ngjarjes së rëndë.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)