Connect with us

Kronike

Aksident i rëndë në vend/ Dy automjetete përplasen ‘kokë më kokë’ me njëra-tjetrën

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin rrugor Fier – Patos në vendin e quajtur “Lapidari i Portezës”.

Një automjet tip Alfa Romeo me targa AA 336 TO është përplasur me një tjetër automjet tip Toyota Yaris me targa AB 536 MA.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur e plagosur lehtë drejtuesja e mjetit Toyota, e cila po merr mjekimin në urgjencën e spitalit rajonal Fier.

Në vendngjarje forca të policisë për të zbardhur shkaqet e aksidentit por dhe për të normalizuar trafikun i cili krijoi radhë për disa minuta në këtë aks rrugor.

Advertisement