Kronike
Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, një i vdekur dhe një i plagosur
Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Milot, në vendin e quajtur si “kryqëzimi i treshit”.
Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë njëra prej tyre është përmbysur ne rruge, e makina tjetër ka dalë nga rruga duke përfunduar në një parcelë. Një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër i plagosur.
“Rreth orës 21:00, në aksin rrugor “Lezhë- Milot”, janë përplasur tre automjete. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i automjetit tip “Opel”, ende i paidentifikuar.
Ndërsa shtetasi A. R., 23 vjeç, drejtuesi i automjetit tip “Ford” ndodhet nën kujdesit e mjekëve. Ndërkohë drejtuesi i automjetit tip “Toyota” ndodhet në vendngjarje”, njofton policia.