Connect with us

Kronike

Aksident i trefishtë, një prej makinave përfundon mbi të tjerat (FOTO)

Një aksident i trefishtë ka ndodhur pak momente më parë në kthesën e Valiasit në Kamëz.

Sipas raportimeve mediatike në aksident janë përfshirë tre automjete, ku një prej makinave ka përfunduar mbi të tjerat.

Deri më tani, nuk ka raportime për të lënduar, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar rastin dhe për të menaxhuar trafikun në zonë.

Sakaq, ende nuk dihen shkaqet e përplasjes së automjeteve.

Advertisement