Connect with us

Kronike

Aksident me vdekje te mbikalimi i Patokut, makina përplas këmbësorin dhe largohet nga vendngjarja

Në aksin rrugor “Mbikalimi i Patokut – Laç”, dyshohet se një automjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar një këmbësor, shtetasin F. H., 59 vjeç, i cili ishte duke lëvizur në këmbë.

I dëmtuari është transportuar menjëherë në spitalin rajonal Kurbin, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Advertisement