Connect with us

Kronike

Aksident në aksin e ri Thumanë-Kashar! Përplasen 3 makina, humb jetën 65-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar sot në aksin rrugor Thumanë-Kashar. Tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit i Lazer Firza 65-vjeç.
“Më datë 04.10.2024, rreth orës 07:10, në autostradën Thumanë-Tiranë, në vendin e quajtur “Ura e Gjolës”, mjeti tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin Lazer Firza, 65 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin I. P. Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti shtetasi L. F., ka ndërruar jetë në spital, informoi sot policia.

Advertisement